Kushta: Flamurtari është vetëm në letër…

0
SHPËRNDAJE

Sokol Kusha dhe Sulejman Demollari
Sokol Kusha dhe Sulejman Demollari

Në një intervistë të marrë nga Minuta90.com me legjendën vlonjate Sokol Kushta, i cili u prononcua në lidhje me temën e Flamurtarit, ai foli haptas e duke ironizuar ndonjëherë nivelin ku ka rënë Flamurtari dhe gabimet e bëra në të. Ai nuk lë pa nënvizuar dashurinë që ka ndaj futbollit dhe keqardhjen që ai është kthyer në një biznes të qartë.

Por fjalët e Kushtës janë ato të një njeriu që Flamurtarin e ka në zemër, për më tepër nuk ka konflikt interesi për ndonjë pozicion në skuadër dhe si i tillë duhet vlerësuar me kujdes mendimi i tij. Edhe pse për hir të së vërtetës sot në klube futbolli ka disa njerëz që s’kanë shumë lidhje me këtë lojë magjike. Gjithsesi, le të lexojmë në vazhdim mendimet e ish-lojtarit të përfaqësueses sonë dhe Flamurtarit.Kushta Sokol

  • Si ju duket Flamurtari aktual?
  • Flamurtari është vetëm në letër Flamurtar dhe më keq s’ka ku të vejë.
  • Përse gjithnjë amplifikohet në merkato ekipi vlonjat dhe më pas noton në detin e trazuar?
  • Kur dikush harxhon lekët e dikujt nuk i dhemb fare, blen ç’të dojë, blen pa karar dhe blen stoqet, rrit kot shifrat ekonomike. Çdo biznesmen që do kishte lekët e tij, e para s’do blinte 12 të huaj, por tre-katër maksimumi, e dyta do blinte më të mirët e mund-shëm, e treta do forconte vendasit me prurjet e ekipit të të rinjve, e katërta do gjente një staf të përgatitur me shkollë e karrierë dhe të ndershëm.Sokol Kushtaa
  • Të ishit ju në krye të ketij ekipi çfarë do ndryshoje?
  • Po të isha unë nuk do të ishin këta që janë, e thjeshtë matematika, me të vetmin person që Idrizi s’ka pirë kafe në Vlore jam unë dhe se pse, ai e di. Punët në klub bëhen me dashuri dhe ndjenjë për futbollin, por po u ngatërruan këto, ngelet një kalim kohe për biznes.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.