Kushta: Flamurtari im as lepur, as femër e përdalë!

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari dikur...
Flamurtari dikur…

Duket se një nga legjendat e skuadrës së Flamurtarit qanë me gërma, pasi burrëria s’e lejon të qaj me lotë për këtë situate mjerare të Flamurtarit të sotëm. Sokol Kushta dhe shokët e tij kanë derdhur djersë dhe gjak për emrin e Flamurtarit. Me të drejtë zemra e tyre vajton për këtë skuadër, pasi themelet e saj janë hedhur nga këmbët e tyre. Gjithsesi, kur shikon Flamurtarin e sotëm dhe nuk ke parë atë të djeshmin je në një dilemë të madhe për të kuptuar emrin e vërtetë të kësaj skuadre. Mbase ata që se kanë parë ekipin në të kaluarën, por e kanë vetëm me të dëgjuar nga të afërmit e tyre, s’arrin ta kuptojnë mjaftë mirë zemëratën e Kushtës. Mbase brezi i vjetër, ata që kanë parë Kushtën dhe shokët e tij në fushën e blertë teksa ia nxinin Barcelonës apo Partizanit të Beogradit, vetëm ata mund ta kuptojnë sic duhet.


Kushta ka lëshuar disa gërma të rradhitura në statusin e tij në facebook.

Ksuhta

“Duke i uruar Flamurtarit ditëlindjen dhe duke i kujtuar shumë prej tyre që ai Flamurtar që kam loz dhe kam punuar s’ka qenë asnjëherë i përdal, asnjëherë lepur dhe tifozët vlonjatë kanë qenë gjithmon mbështetësa dhe trima të ekipit. Ndofta ky Flamurtar që ju e keni bërë të tillë nuk duhet të festoj me Flamurtarin e M.Haxhiut, B.Nelës, N.Saracit, A.Sulës, S.Currit, Rapos, Kreshnikut, Petros, Zijait, P.Xhahos, Uranit, Latos, Sokolit, Lices, Skelës, Memushit dhe deri te të rinjtë që ishin në fund. Asnjë nga këta se meriton të jetë te Flamurtari i përdal, por ne bemë një Flamurtar fitues dhe emblem në futbollin evropian. Një Flamurtar që edhe sot ju po mburreni me ato arritje…”


 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.