Kushta: Luksemburgu ndeshja më e dobët e De Biasit

0
SHPËRNDAJE

 








Sokol Kushta e ka statusin të shprehë disa mendime pa doreza për Kombëtaren tonë të futbollit. I kontaktuar nga Minuta90.com, legjenda e Shqipërisë dhe Flamurtarit, gjithnjë me syrin e mprehtë vlonjat dhe të një njeriu që futbollin e ka në zemër, shfaqet mjaft kritik. Madje sipas tij, kjo ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut edhe pse u fitua, është një nga më të dobëtat të De Biasit. Gjithashtu kritika ka edhe për lojtarët, të cilët sipas Kushtës duhet t’i shpërndahej secilit nga një top në këmbë.


albania-flag-720x350 “Unë do të isha i lumtur shumë që kur luaja futboll të ndeshesha me miqësore të këtij niveli, por nga sistemi dhe organizimi s’mu dha mundësia të luaja kundër Luksemburgut, Maltës, Andorrës e Lihtenshtejnit etj. Këta kanë mundësitë të provojnë shumë skema, shumë variante dhe të bëjnë shumë gola. Përveç fitores, asnjë gjë nuk qe e bukur.”

imageSecili bënte cfarë të donte, gjuante si t’i vinte. Na vuri Luksemburgu në vështirësi dhe si përfundim ngelem të lumtur?! Për mua kjo ndeshje ka qenë më e dobëta që kur De Biasi mori ekipin dhe duhet të shqetësohet. Jam dakord se luajtën shumë të rinj, por këta që luajtën, secili donte një top më vete.

S’e besoj që në klubet ku luajnë i tolerojnë në këtë mënyrë. Nuk ka rëndësi kush luajti ose me sa lojtarë luajtëm përpara, por si luajtëm si ekip në sulm dhe po të shikoje pjesën e dytë, fushë e keqe, plus lojë e keqe. Luksemburgu edhe kur është me 11 lojtarë është dobët, imagjino me 10.”

image“Unë do të kisha dëshirë që potencën që ne kemi, ta tregonim me gola, spektakël dhe seriozitet në treguesit taktik, gjithashtu edhe rregull në lojë, jo anarshi…”

Shqiperia-kombetarja-para-miqesores-ne-Luksemburg-1-653x420Nuk futem në emra të përvetshëm, por në tërësi me emrat merret trajneri dhe ai e ka peshën për lavdinë ose dështimin. Unë them si ekip, ku nuk vajtëm mirë. Entuziasmin, ata po të duan të pyesin tifozat: a u kënaqën me shfaqjen, po apo jo?” – përfundoi deklaratën e tij për Minuta90.com, ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe ekipit tonë kombëtar, Sokol Kushta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.