Kushta: Situatë e pakuptimtë

0
SHPËRNDAJE

Sokol Kushta
Sokol Kushta

Gjithnjë Sokol Kushta i ka qëndruar pranë situatave të ndryshme të klubit vlonjat duke u prononcuar rregullisht mbi cështje rreth kësaj skuadre. Këtë herë Kushta është ndalur te ajo të cilën e quan të pakuptimte dhe të vonuar, reagimin të cilin duhej kryer para se të dënohej me -6 pikë.

 

“Situata u zgjidh, por nuk e kuptoj përse duhet të hiqeshin 6 pikë dhe më pas të reagohej. Pse mos të diskutohej në federatë kjo gjë? Nuk ju vjen keq për pikët e lëna? Nuk ju vjen keq për klimën e rëndë që krijuan jo vetëm në Vlorë, por edhe në Shqipëri? Ja ku lojtarët u paguan dhe qetësia erdhi. Përse u arritu deri këtu? Këtë pyetje bëj edhe unë, por as vetë nuk mund të jap përgjigje”, kanë qenë fjalët e Sokol Kushtës për Panorama Sport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.