Kushtrim Lushtaku ndjek gjurmët e Zeqirit

0
SHPËRNDAJE

Kushtrim Lushtaku
Kushtrim Lushtaku
Superiorja/ Flamurtari duket se nuk di të ndalet në merkato. Pasi sot firmosi me mesfushorin Hair Zeqiri, tashmë një tjetër lojtar i njohur i Superligës është pranë firmës me ekipin vlonjat. Bëhet fjale për mesfushorin Kushtrim Lushtaku i cili sezonin e fundit u aktivizua me ekipin e Kukësit. Pas largimit nga ekipi verilindor, mesfushori nga Kosova duket se do t’a vazhdojë aventurën e tij në Superligë me ekipin vlonjat, që nga ana e tyre kërkojnë të përforcojnë akoma më shumë mesfushën me lojtarë cilësorë. Palët janë pranë një akordi dhe orët ose ditët në vijim pritet që të vijë firma e lojtarit tek Flamurtari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.