La Liga: Fitojnë Atletico Madrid dhe Granada, barazim për Valencian

0
SHPËRNDAJE

atleticoËshtë mbyllur ditën e djelë java e dytë e La Ligas ku bie në sy fitorja e Atletico Madrid në fushën e Sevillas. Los Colchoneros kanë fituar bindshëm me rezultatin 0-3 në Ramon Sanchez Pizjuan me golat e shënuar nga Koke, kapiteni Gabi dhe blerja e re Jackson Martinez. Athletic Bilbao është mposhtur 2-0 në transfertë nga Eibar ndërsa Granada surprizon me fitoren 1-2 në fushën e Getafes. Nuk ka shkuar më larg se një barazim Valencia kundër Deportivo La Corunas. Në Mestalla kalojnë fillimisht në avantazh miqtë e Deportivos por më pas Valencia barazon në pjesën e dytë. Barazim pa gola në ndeshjen tjetër midis Las Palmas dhe Levantes me takimin që u mbyll në shifrat 0-0.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.