La Liga, Real Madrid pret sot Sporting Gijonin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

real-madrid-vs-sporting-gijonReali i Madridit që aktualisht kryeson tabelën e renditjes do të ketë sot një sfidë jo shumë të ndërlikuar në letër kundër Sporting Gijonit në “Santiago Bernabeu”. Situata tek madrilenët nuk është ndër më të mirat përsa i përket dëmtimeve.

Gareth Bale do të qëndrojë për disa kohë jashtë pas dëmtimit të pësuar në kavilje, ndërkohë që mungojnë edhe Toni Kroos dhe Alvaro Morata. Në dyshim janë është dhe Pepe, dhe atëherë, nëse nuk ia del atëherë 4-ja e mbrojtjes do të përbëhet nga Carvajal, Ramos, Fernandez dhe Marcelo. Reparti i mesit të fushës do të plotësohet nga Kovaçiç, dhe Modriç përpara mbrojtjes, kurse Vasquez do të marrë vendin e Bale përkrah Iscos dhe Cristiano Ronaldos, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Benzema.

Reali i Madridit niset më i avantazhuar duke llogaritur diferencën që kanë këto dy skuadra, teksa “Los Blancos” kanë 30 takime pa humbje mes kampionatit e Ligës së Kampionëve.

Poashtu, mjaft tërheqëse duket përballja e ”Ramon Sanchez” mes Sevillës dhe Valencias. Samir Nasri është i padisponueshëm po ashtu si Tremoulinas dhe Kron-Dehli. Për këtë arsye Sampaoli do të vijojë të aktivizojë në repartin e avancuar 3-shen, Vitolo, Sarabia dhe Vietto. Në 10 takimet e fundit mes Sevillës dhe Valencias te zhvilluara në “Pijuan”, skuadra andaluziane ka triumfuar në 8 prej tyre.

Kjo ditë e sotme plotësohet edhe me ndeshjet Malaga-Deportivo La Coruna dhe Espanyol-Leganes. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.