La Liga: Reali “manita” Betisit, Barcelona vuan ndaj Malagas (Video)

0
SHPËRNDAJE

baleMbrëmjen e së shtunës janë luajtur një pjesë e takimeve të javës së dytë të Primera Division. Spikatin fitoret e Barcelonës dhe Real Madrid. Barcelona u përball me Malagan dhe hasi shumë vështirësi pasi arriti të fitonte vetëm 1-0. Blaugranat ishin hedhur në kërkim të golit dhe në pjesën e parë krijojnë shumë raste por arbitri i takimit i mohon të paktën dy penallti të pastra, fillimisht kur topi i goditur nga Neymar devijohet me dorë në zonë dhe më pas kur mbrojtësat kundërshtarë pengojnë Luis Suarez. Barcelona e gjen golin vetëm në minutën e 73’ falë Vermaelen i cili godet me forcë një top të përplasur dhe që ngel në zone.

Real Madrid nga ana tjetër nuk ka pasur probleme për të mposhtur Betisin pasi ka arritur të shënojë plot 5 gola. Fillimisht me Bale në minutën e 2’ dhe më pas në të 39’ është James Rodriguez që shënon një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit. Me të filluar pjesa e dytë Los Blancos gjejnë menjëherë edhe dy gola të tjerë, Benzema në minutën e 47’ dhe James me një roveshatë fantastike në të 50’. Në fund të takimit ka vend edhe për një gol të Bale, por ajo që bie më tepër në sy është fakti që Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni videot e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=7DWsfUVVMZw

 

https://www.youtube.com/watch?v=1po6NJVWpDo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.