Laçi afron talentin e Kombëtares U21

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Laçi vijon me përgatitjet, teksa ditën e djeshme mësohet se nën urdhrat e trajnerit Stavri Nica është vënë mesfushori Sherif Kallaku, pjesë e Shpresave të Shqipërisë, sikurse raporton gazeta “Sport Ekspres”.

Mesfushori qendror ka qenë pjesë e Kremonezez U19 në Itali dhe tanimë mendon të provojë një eksperiencë si profesionist në Superiore.

Kallaku ka luajtur edhe me Shqipërinë U19, ndërkohë që në sfidën e fundit që Shpresat luajtën me Estoninë, ishte titullar me kuqezinjtë.

Drejtuesit e klubit gjatë verës kanë ndjekur disa prej përballjeve të Kombëtareve të moshave, si dhe ndeshjet finale të kampionatit të të rinjve, me synim “piketimin” e ndonjë elementi të ri, që mund t’i shërbejë skuadrës së Laçit dhe momentalisht kurbinasit po testojnë disa futbollistë, për të cilët do të jetë trajneri Nica që do të vendosë për të ardhmen e tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU