Laçi apel tifozëve në ndeshjen deçizive

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Kurbinasit luajnë këtë javë një finale mbijetese, teksa përballë tyre do të jetë Luftëtari dhe skuadra e drejtuar nga Stavri Nica duhet të fitojë për të vijuar garën për të qëndruar në elitë.

Edhe në këtë ndeshje hyrja për tifozët në stadium do të jetë falas, ndaj edhe klubi ka bërë thirrje për mbështetje maksimale.

Mbështetja e tifozëve shihet si mjaft e rëndësishme në këtë ndeshje, e cila duhet kaluar me sukses me çdo kusht dhe skuadra po përgatitet për ta realizuar këtë qëllim të shtunën.

Laçi në tre përballjet e mëparshme me Luftëtarin nuk ka mundur të fitojë asnjërën përballje, duke marrë vetëm dy barazime dhe është mposhtur në fazën e parë në fushën asnjanëse të Ballshit me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Behar Ramadani me penallti në minutën e 94-t.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.