Laçi beson në kualifikim. I ruajti disa lojtarë për kupë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Vëmendja te Kupa, Laçi “ngujohet” në Pogradec Laçi “arkivon” humbjen në kampionat, por jo Skënderbeun. Skuadra e drejtuar nga Bledar Sinella nuk është kthyer në Kurbin pas takimit të luajtur
në Korçë kundër kampionëve në fuqi të vendit. Ata janë “ngujuar” në Pogradec, ku janë grumbulluar dhe do të stërviten para ndeshjes së të mërkurës për llogari të Kupës së Shqipërisë. Synohet kualifikimi për në çerekfinale dhe barazimi 1-1 i dy jav-
ëve më parë u jep besim bardhezinjve se do t’ia dalin.

Edhe pse trajneri kavajas i Laçit deklaroi se skuadra e tij nuk mund ta përballojë dot ngjeshjen, ndaj humbi në kampionat, duket se “forcat” i kanë ruajtur për “aktin” e dytë të Kupës. Madje, për këtë qëllim stafi teknik ruajti disa lojtarë, pasi prioritet i
ka dhënë këtij kompeticioni.
“Siç e patë, disa lojtarë i ruajtëm për në mesjavë. Kupa ka specifikë tjetër, ndaj mundësia për sukses ekziston”, tha trajneri
pas ndeshjes së të shtunës. Edhe pse kanë mbi 33 muaj pa fituar në fushën e Korçës, ata mendojnë se kthesa e madhe do të vijë në mesjavë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.