Laçi dhe 90 minuta e ndajnë nga “mbijetesa”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Pas një pjese të dytë të sezonit shumë pozitive, Laci është gati për finalen ndaj Teutës, një ndeshje në të cilën skuadra kurbinase i ka të gjitha shanset për të mbyllur me sukses një kampionat të vështirë. Mbijetesa për Lacin kalon pikërisht nga dueli ndaj Djemëve të Detit. Vetëm fitorja u bën punë bardhezinjëve të Stavri Nicës që përballë një Teute që e ka siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitë, Laci do të kërkojë me cdo kusht tre pikët. Kurbinasit e kanë vetë në dorën fatin e tyre dhe për të mos u varur aspak nga rezultatet e sfidave nuk duhet të gabojnë në match-point e mbijetesës.

Edhe pse optimizimi është i madh në kampin lacian e lehtë nuk do të jetë gjithsesi, sepse Teuta me një fitore mund të kapte vendin e 4-t nëse Luftëtari nuk mposht dot Kukësit.Mbrojtësi Bruno Lulaj i skualifikuar me dy ndeshje nga komsioni i Disiplinës do të jetë mungesa e madhe e Lacit në sfidën më vendimtare të sezonit për skuadrën e Stavri Nicës. Motivimi është dukshëm më i madh te vendasit edhe pse Teuta mund të konsiderohet pa frikë si macja e zezë e Lacit në dy vitet e fundit. Statistikat flasin vetëm në favor të durrsakëve që kanë fituar 5 përballjet e fundit direkte përballë ekipit kurbinas. Megjithatë këtë herë pritet të jetë ndryshe pasi Laci pas 4 rezultateve pozitive radhazi nuk do të lejojë t’i shpëtojë nga duart mbijetesa në 90 minutëshin e fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.