Laçi, emërimi i trajnerit çështje orësh

0
SHPËRNDAJE

Eugent Zeka në foto me Raga Benitez
Eugent Zeka në foto me Raga Benitez

Superiorja/ Diket se më në fund çështja e pankinës së Laçit ka marrë zgjidhje. Pas largimit të trajnerit Stavri Nica, në krye të skuadrës kurbinase pritet të emërohet Eugent Zeka. Trajneri shkodran ende nuk është zyrtarizuar si trajneri i bardhezinjve, por me 99 % do të jetë ai pasuesi i Nicës tek Laçi për të vazhduar deri në përfundim të sezonit. Afrimi i tij pritet të bëhet për një projekt afat gjatë, por ndërkohë si nga klubi i Laçit dhe nga ana e vetë Zekës nuk bëhet publike asgjë. Ndërkohë ditën e djeshme tek kurbinasit u emërua edhe përgatitës atletik, Marco Banchini. Ditët, por ndoshta orët në vijim mund të vijë zyrtarizimi i Eugent Zekës në krye të Laçit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.