Laçi – Flamurtari 1-2/ “Zgjohet” Flamurtari, përmbys Laçin për 3 pikë shprese

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLaçi – Flamurtari 1-2

Shënues: Cektovic 17′ / Alvesh 58′, 79′

Laçi: Selmani, Ademir, Sheta, Çela, Sefgjini, Veliaj, Mustafa, Dosti, Gocaj, Cetkovic, Mitraj. Trajner: Ramadan Ndreu

Flamurtari: Lika, Idrizaj, Lacoste, Pashaj, Marku, Krasniqi, Niccolini, Telushi, Dushku, Hoxha, Alvesh. Trajner: Zekerija Ramadani


 

 

Superiorja/ Flamurtari del nga kriza teksa arrin të marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertën e Laçit me rezultatin 1-2. Vlonjatët kanë përmbysur gjithçka teksa në pjesën e parë ishin vendasit që kaluan në avantazh me anë të Cektovic në minutën e 17′, por golat e Alvesh në minutën e 58′ dhe Da Silva në të 79′-ën përmbysën gjithçka duke bërë që skuadra e Ramadanit të marrë një fitore me vlera në luftën për mbijetesë teksa shkëputet plot 4 pikë nga Bylis, ndërkohë Laçi duket se mendon më tepër për Kupën e Shqipërisë.

Loja fillon e fortë teksa të dyja skuadrat luajnë të përqëndruara në mesfushë, por vendasit e Laçit janë më të qartë në aksionet e tyre. Vlonjtatët duket se kanë ardhur për 1 pikë në këtë sfidë teksa mbrohen me forca të shumta, por hasin vështirësi apsi bardhezinjtë janë shumë kërkues. Pas dy tentativae rradhazi pa sukses nga ana e vendasve, në minutën e 17′ do të vinte edhe goli i parë i këtij takimi. Është fantazisti Cektovic që do të shtangë vlonjatët teksa realizoi një gol të mrekullueshëm. Pasi merr një top nga e majta, malazezi shmang dy mbrojtës dhe shkarkon të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe Laçi duket i çliruar, ndërkohë që për Flamurtarin gjithçka fillon në malore.image Skuadra e Laçit duke më e karikuar, por zgjohen edhe vlonjatët që shohin drejt portës së Selmanit. Në minutën e 24′ është Yll Hoxha që do të kishte një shans të artë për të barazuar shifrat teksa shfaqet i vetëm në zonë, por vonon në finalizim duke i dhënë mundësi mbrojtësave të largojnë topin. Ky ishte i vetmi rast i mirë për Flamurtarin, pasi në minutat e mbetura të pjesës së parë skuadra e Laçit dominon tërësisht duke goditur edhe njëherë shtyllën me anë të Shetës, por me gjithë rastet e krijuara 45′ minutat e para do të mbylleshin me golin e Cetkovic në minutën e 17.

Fraksioni i dytë i lojës do të nisë ndryshe nga ai i pari, teksa jane vlonjatët që jane rikthyer në fushë më të vendosur për të bërë diçka të mirë. Pas disa aksioneve të rrjedhshme, teksa Flamurtari është zgjuar duke u hedhur në sulm për golin e barazimit. Kjo gjë nuk do të vononte teksa në minutën e 58′ gjithçka do të barazpeshohej. Është braziliani Danilo Alvesh i cili do të bëhet protagonist teksa do të shfrytëzonte mjaft mirë një krosim dhe brënda zonës do t’a dërgonte topi pas krahëve të Selmanit. 1-1 dhe vlonjatët rikthehen në lojë teksa ndeshja bëhet akoma më e bukur. Të dyja skuadrat tashmë hidhen në sulm për të gjetur golin e avantazhit, ku Veliaj do të provojë me një goditje pranë zonës por pa sukses. Ndërkohë edhe Flamurtari lufton fort duke krijuar edhe në sulm, por pa sukses në tentativat e rradhës. image
Loja vijon të bëhet e bukur teksa skuadrat kërkojnë golin, por do të ishin vlonjatët që do të shtangnin vendasit. Pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 79′, topi përfundon brënda zonës tek Da Silva i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur. 1-2 dhe duket se vlonjatët qetësohen, por vetëm 1 minutë më pas Entonjo Pashaj do të merrte kartonin e dytë të verdhë duke dalë me karton të kuq. Deri në fund të ndeshjes rezultati nuk do të ndryshonte teksa, Flamurtari merr një fitore tepër me vlera duke u larguar disi nga fundi, ndërkohë Laçi duket qartë se mendon për Kupën këtë sezon duke lënë pas dore kampionatin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.