Laçi i bën mur Partizanit, titulli në duart e Kukësit dhe Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani u dorëzon titullin Kukësit dhe Skënderbeut dhe tashmë trofeu i Superiores për të kuqtë kthehet në një utopi, ashtu siç ka ndodhur vazhdimisht në vitet e fundit, Partizani ka dështuar pikërisht te sfida që duhej të fitonte medoemos, duke u ndalur përballë një skuadre “të vogël”.

Sukseset e Kukësit dhe Skënderbeut nuk i linin alternativë tjetër përveç fitores ekipit kryeqytetas në sfidën e sotme ndaj Laçit, ndërsa ky i fundit luftonte për të mos qëndruar në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe për të mos humbur kontaktin me ekipet para tij.

Partizani dominoi ndeshjen, duke luajtur në sulm, por pa pasur qartësinë e duhur për të dërguar topin në rrjetë edhe pse provoi në të gjitha mënyrat të shënonte. Thuajse të gjithë lojtarët e Partizanit u shfaqën të paktën një herë para katërkëndorit të portierit Gentian Selmani, por pa arritur të kalonte atë.

Ndeshja u mbyll në mënyrë dramatike, pasi shtylla në sekondën e fundit i mohoi mesfushorit Idriz Batha golin që do t’i jepte tri pikët Partizanit. Gjithsesi, vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit Remzi Sadiku pa të kuqtë të largohen me vetëm 1 pikë nga stadiumi “Selman Stërmasi”, duke zbritur tani në vendin e tretë. /minuta90.com/

Partizani-Laçi 0-0

Gola: S’ka

Partizani (4-2-3-1): Hoxha, Fejzullahu, Malota, Atanda, Kalari (Sukaj 49’), Vila, Batha, Bardhi (Ramadani 55’), Torassa, Trashi (Boniface 83’), Ekuban (në dispozicion: Xhika, Krasniqi, Ibrahimi, Jaupaj) Tr: Sulejman Starova

Laçi (4-4-2): Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Musaj, Jonuzi, Dema (Alechenwu 75’), Nika (Çelhaka 87’), Serginho (Fangaj 90’+2), Mensah (në dispozicion: Mehidri, Përkeqi, Popaj) Tr: Stavri Nica

Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Emigers Gançi, Rudin Preça, Ardian Beqiri

Kartonë të verdhë: Batha 49’, Ramadani 79’ / Sefgjini 23’, Mensah 65’, Gjoni 81’, Nika 86’, Selmani 90’+5

S'KA KOMENTE

Comments are closed.