Laçi i “thyen shpatën” Skënderbeut, fiton Superkupën për herë të parë(video)

0
SHPËRNDAJE

laci vs skenderbeu Skënderbeu dhe Laçi janë ndeshur mbrëmjen e sotme për të vendosur fituesin e Superkupës së Shqipërisë. Ka qenë një ndeshje e mbushur me gola dhe emocione ku rastet për shënim kanë qenë të shumta nga të dyja krahët. Laçi e ka nisur vrullshëm takimin ndërsa Skënderbeu duket sikur është me mendje te Dinamo Zagreb. Pas vetëm 11 minutash lojë kurbinasit fitojnë një 11-metërsh i cili shndërrohet në gol nga Xhejms. Korçarët nuk gjejnë forcë të reagojnë dhe nuk arrijnë të kërcënojnë seriozisht portën e Laçit, me pjesën e parë që mbyllet me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës së Cungut.

11040506_10154316700298475_8418259789594908609_n

Laçi përfiton nga momenti jo i mirë i korçarëve dhe me fillimin e pjesës së dytë arrijnë të gjejnë sërish rrugën e golit, edhe një herë me anë të Xhejms i cili firmos dopietën e tij personale. Pas këtij goli të pësuar Skëndërbeu transformohet dhe hidhet në sulm për të ngushtuar rezultatin. Korçarët insistojnë dhe në minutën e 65-të gjejnë rrugën e golit me anë të Hamdi Salihit. Nuk kalojnë as 10 minuta lojë dhe Salihi shënon sërish duke u konfirmuar si lojtari vendimtar i korçarëve. Shkodrani në fakt veç ndeshjeve të Champions League, shfaq vlerat e tij edhe në Superkupë duke marrë mbi shpatulla skuadrën në momentin më të vështirë. 90 minutat mbyllen në barazim dhe ndeshja shkon në kohën shtesë.

Gjatë 30 minutave të shtesës skuadrat ulin intensitetin dhe rastet për shënim janë të pakta. Laçi është më i rrezikshëm dhe në 15 minutat e fundi të lojës arrin të rrezikojë portën e korçarëve me anë të Ndrecës dhe Mustafës por ishte portjeri i Skënderbeut Llapanji ai i cili nuk lejoi që rezultati të ndryshonte. Verdikti i fushës thotë se ndeshja duhet të vendoset nga pika e bardhë e penalltisë pasi 120 minutat nuk mjaftojnë për të përcaktuar fituesin. U goditën në total plot 16 penallti por në fund ishin kurbinasit që arritën të fitonin me rezultatin 7-8. Laçi hyn në histori duke fituar për herë të parë Superkupën e Shqipërisë.

SKENDERBEU – LACI 2-2 (7-8 me penallti)
Golat
: Salihi 66′ 74′ / Xhejms 11′ (11-m) 51′

Formacionet
Skënderbeu: Llapanji, Ademir, Lulaj, Arapi, Abazi, Berisha, Shabani, Dema, Progni, Hristov, Abilaliaj; Trajner: Mirel Josa

Laci: Selmani, Doku, Buljan, Cela, Sefgjinaj, Mustafa, Veliaj, Gocaj, Meto, Mitraj, Xhejms; Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: A. Koçi

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.