Laçi – Inter Baku 1-1, kurbinasit të pa fat (video)

0
SHPËRNDAJE

11188343_10154210715758475_2664422810137427092_nPjesa e parë

Laçi e ka nisur mjaftë mirë sfidën ndaj Inter Bakut ku pas një aksioni, Xhejms futet bukur nga e djathta në zonën e rreptësië, godet, topi stampohet në shtyllën e djathtë pingule dhe me pas mbetet aty, Meto është nuhatës dhe shënon me portën e boshatisur. Të dyja skuadrat mundohen të gjen golin e dytë të sfidës gjatë fraksionit të parë, por loja është ndaluar vetëm në minutën e 30 teksa lojtarët janë freskuar duke pirë ujë si pasojë e temperaturave të larta.

Pjesa e dytë

Menjëherë miqtë gjejnë barazimin me anë të një goditje standarte. Laçi nuk pajtohet me këtë rezultat dhe kërkon të shënoj golin e fitores, raste të pastra nga ana e kurbinasve por që nuk arrinë të gjen rrugën e rrjetës. Xhejms me portën e boshatisur pas pasimi të Nimanit, nuk arrin të shënoj. Ndeshja mbyllur në shifrat 1-1, një rezultat jo shumë i favorshëm për skuadrën e Armando Cungut, por që bardhezinjtë do të shpresojnë edhe në ndeshjen e kthimit.

Laçi – Inter Baku    1 – 1

20′ Meto/ 47′ Kvekveskiri

Laçi: Vujadinovic, Doku, Sefgjini, Çela, Sheta, Vucaj, Mustafa, Meto, Teqja, Veliaj, James.

Trajner: A. Cungu.

Inter Baku: S. Agayev, Juanfran, Kasradze, Khizanishvili, Huseynov, Kvekveskiri, Abbasov, Seyidov, Bayramov, R. Aliyev, Fomenko.

Trajner: Z. Svanadze.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.