Laçi kompleton grupin me rikthimin e brazilianit tjetër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14522941_1262661570463983_5560200201889036441_nLaçi ka ardhur duke u plotësuar nga dita në ditë, teksa pas rikthimit nga dëmtimit të sulmuesit Bruno Aquino, rikthehet edhe një tjetër. Kurbinasit pritet që ta kenë më të plotë grupin për dy ndeshjet e kësaj jave, ku të mërkurën presin Bylisin për Kupën e Shqipërisë, ndërsa në fundjavë i pret transferta e kryeqytetit me Tiranën.

Për këto dy ndeshje, Laçit i kthen një tjetër lojtar brazilian, i cili kanë pasur probleme në javët e shkuara. Prej tre ditësh në stërvitje është bashkuar edhe Bruno Angello.

Mesfushori e ka kaluar dëmtimin e pësuar që pas ndeshjes me Partizanin, dhe tashmë pritet të jetë gati për ndeshjet në vijim. Fillimisht u rikthye nga dëmtimi sulmuesi Bruno Aquino dhe, më pas, të njëjtin fat pati edhe patrioti i tij, mesfushori nga Brazili, Bruno Angello.

Tashmë, trajneri Ndreu e ka më të plotë grupin dhe, me këto mundësi përzgjedhjeje, të cilat janë dy pika të forta të ekipit të Laçit, pritet të marrin rezultatet pozitive në sfidat e radhës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.