Laçi me regjim kazerme për të siguruar mbijetesën

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Laçi është në “izolim” të plotë para finishit. Plani për të evituar rënien nga kategoria ka nisur pikërisht nga regjimi ekstrem. Skuadra prej afro 10 ditësh është e grumbulluar në një prej hoteleve të qytetit dhe koha e vetme për pushim është vetëm një ditë pas ndeshjeve.

Me këtë skemë do të vijohet edhe për këto dy javë që kanë mbetur për këtë kampionat. Regjimi ekstrem duket se ka dhënë efektet e veta dhe kjo kuptohet prej rezultateve të fundit. Bardhezinjtë e drejtuar nga Stavri Nica, nga një ekip që llogaritej i rënë, tashmë kanë ndryshuar komplet garën.

Dhe me të njëjtin parim do të vijohet ndaj Flamurtarit dhe Teutës. Skuadra dje, pasi mbylli përgatitjet, iu drejtua rezidencës ku janë grumbulluar, aty ku do të qëndrojnë deri një ditë para takimit që do të luajnë me durrsakët. Madje, drejtuesit më të lartë të klubit i kanë lënë edhe porosi ekipit para transfertës delikate që luajnë të shtunën në Vlorë.

Ata u kanë kërkuar futbollistëve që të mos merren as me deklarata që japin rivalët në gazeta dhe as me llogaritë, por të bëjnë detyrën. Madje, vetë Pashk Laska u ka kërkuar të tijve që të luajnë vetëm për fitore ndaj vlonjatëve, pasi kështu mund të sigurohet mbijetesa.

Për fat, grupi do të jetë i plotë, ndërsa Lushkja është rikuperuar nga dëmtimi dhe Sefgjini ka ezauruar pezullimin prej të verdhëve

S'KA KOMENTE

Comments are closed.