Laçi merkato të kujdesshme

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Laçi po punon i qetë për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që ka zhvillime në ekip, pasi së fundmi është larguar mesfushori Alked Çelhaka, sikurse shkruan gazeta “Sport Ekspres”.

Mesfushori kavajas pret të marrë lejekalimin, pasi ka rënë dakord me drejtuesit për të ndërprerë bashkëpunimin. Vjet ai luajti me bardhezinjtë 24 ndeshje, 13 prej tyre titullar, duke shënuar edhe një gol me vlerën e tre pikëve ndaj Korabit.

Ndërkohë në skuadër ka pasur edhe disa të rinj të afruar, që kërkojnë të afirmohen në Superiore. Gjithashtu janë afruar edhe dyshja Efiong Ejoh – Jurgen Vatnikaj.

Sa u takon elementëve të rinj, janë afruar Redon Xhixha nga Shkëndija e Tiranës, Ded Bushi nga ekipi i të rinjve kurbinas dhe Erisildo Smaçi, nga Partizani U19.

TË RINJTË E AFRUAR
Redon Xhixha (Sulmues) – 23 ndeshje, 16 gola
Ded Bushi (Sulmues) – 17 ndeshje, 6 gola
Erisildo Smaçi (Mesfushor) – 29 ndeshje, 5 gola

S'KA KOMENTE

Comments are closed.