Laçi/ Mezani ka dilema për ndeshjen ndaj Lushnjës për kupë

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Shqipërisë/ Laçi e ka lënë pas ndeshjen e humbur me Kukësin, por sigurisht që më parë është zhvilluar një analizë për atë takim, që bardhezinjtë donin shumë ta fitonin dhe tentuan deri në vërshëllimën e fundit.

Gjithsesi fokusi tani është te ndeshja me Lushnjen, që luhet nesër në Roza Haxhiu për llogari të Kupës së Shqipërisë, kompeticion që kurbinasit duan ta bëjnë tyrin.

Për ndeshjen me Lushnjem trajneri Gentian Mezani ka një dilemë për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Arbër Shala është i dëmtuar dhe kapiteni Taulant Sefgjini është i dënuar nga Disiplina.

Alternativat janë disa, kalimi i Fangajt ose i Ademir në të majtë, ose aktivizimi i të riut Indrit Prodani, i ardhur nga moshat e Partizanit.

Mezani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.