Laçi nuk hap rrugë ndaj “Demave” në “Qemal Stafa” (Video)

0
SHPËRNDAJE

partLaciPolicia nuk po lejon tifozët ultas të Partizanit të vendosin banderolat e zakonshme, në shkallët e stadiumit, para ndeshjes së sotme me Laçin në “Qemal Stafa”. Një veprim i pakuptimtë i forcave të rendit.
Ndërkohë, këto janë formacionet zyrtare të dy ekipeve:

Partizani – Laçi 1-1
Shënues: Sukaj 64’/ Çela 56′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bicaj, Krasniqi, Kalari; Batha, Trashi, Fejzullahi, Mazrekaj; Morini, Raçiç
Tr. S.Starova
Laçi: Selmani, Gocaj, Buljan, Çela, Sefgjini, Doku, Mustafa, Veliaj, Meto, Mitraj, Xhejms
Tr.A.Cungu
Gjyqtarë: Enea Jorgji, E.Ganxhi, R.Prela
Gjyqtar i katërt: Astrit Mahmuti

Pjesa e parë

Loja nuk ka nisur mire nga ana e të dy ekipeve, të cilat natyrisht e kanë patur të vështirë të shprehin potencialin e tyre në këtë ndeshje të parë të sezonit. Partizani ka qënë konfuz në loje e tij, teksa ka qënë mjaft i paqartë në lojën e tij duke mos zhvilluar një ndeshje nga më të mirat e mundshme. Edhe ekipi i Laçit u munduar të bënte lojën e tij, por e kishe mjaft të vështirë përballë Partizanit që në mbrojtje nuk ishte konfuz. Ekipi kurbinas tentonte shpesh herë të shfaqej me anë të kundërsulmit, por e kishte të vështirë të çante përpara. Një pjesë e parë e vakët nga të dyja skuadrat, që më tepër gabuan në veprimet e tyre dhe menduan për të njohur kundështarin. Fraksioni i parë i lojës do të mbyllej me rrjeta të paprekura, me të dy portierët respektivë që nuk patën shum punë për të bërë.

Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i lojës nuk ka nisur me zëvëndësime, por skuadrat e ndryshuan ritmin e tyre. Ai që u paraqit më mirë ishte ekipi i Laçit, që e nisi menjëherë në sulm pjesën e dytë. Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu ishin më të qartë se kundërshtarët e tyre në veprimet që bënim, teksa e futën lojën nën kontroll. Miqtë do të arrinin të kalonin në avantash shumë shpejtë. Në minutën e 56′ Çela realizon golin e avantazhit për Laçin në zhvillimet e një goditje standarti, gol ky që ishte i pari në sezonin e ri. Bardhezinjtë marrin kryesimin, ndërsa Partizani duket i përgjumur. Trajneri Starova vendos të ndërhyjë duke hedhur në fushë Bylykbashin dhe Sukajn për Ibrahimin dhe Morinin. Menjëherë kthehet ndeshja, teksa të dy lojtarët e sapofutur i japin tjetër impakt lojës së të kuqve. Goli i barazimit vjen shpejtë, madje vetëm pas 8 minutash. Në të 64′ është i sapofuturi në lojë Sukaj që gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi që barazon takimin. Loja ndryshon krejtësisht, teksa Partizani merr kontrollin e saj. Laçi pas pësimit të golit kthehet në mbrojtje dhe tenton të kundërsulmojë. Deri në fund të kuqtë do të kërkonin të shenonin golin e fitore, por deri në fund nuk kanë arritur t’a bëjnë këtë gjë. Kartoni i kuq në fund i Mustafës nuk e ndihmoi Partizanin, pasi ishte në limitet e takimit. Të dh ekipet e nisin sërisht në barazim sezonin e ri, pikërisht ashtu si në sezonin e kaluar, po me rezultatin 1-1.

Në vijim do të gjeni videon e golave të shënuar dhe rasteve të rrezikshme të krijuara:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.