Laçi ose “mbreti” i merkatos së Janarit

0
SHPËRNDAJE


Në përfundim të merkatos askush nuk do të kishte imagjinuar apo guxuar që etiketimi “Mbreti” i merkatos t’i jepej Lacit, një etiketim që vështirë t’i jepet edhe sot, por pas ndeshjeve të para zyrtare të kësaj 2017, është e lehtë të konstatosh që ata që kanë përfituar më tepër nga “gjaku” i ri i “injektuar” në Janar janë pikërisht kurbinasit që përbëjnë edhe skuadrën më të suksesshme të vitit që sapo ka nisur. Pikë të plota në 2 ndeshjet e luajtura në kampionat, me fitore të rënda si ajo ndaj Korabit, një rival i drejtëpërdrejtë në luftën për mbijetesë, dhe ndaj Tiranës, dhe një barazim shpresëdhënës në Kupë përballë kampionëve të Skënderbeut. Të treja, ndeshje ku kanë spikatur elementët e rinj.

Në Kupë dukej si një përrallë që mund të ofrojë vetëm futbolli, që Kanapari një futbollist i ardhur nga Tomorri i Kategorisë së Parë, t’i bënte gjëmën Skënderbeut që dominon prej 6 vitesh futbollin shqiptar. Një element i marrë me vete nga Sinella, një trajner që po tregon se ka profilin ideal për një skuadër dhe një mision si ai i Lacit. Punë me kokën ulur dhe eufori një term që nuk ekziston, padyshim një goditje e madhe është edhe ajo e tija. Jo rastësisht po spikasin lojtarë që i njeh mirë edhe në eksperiencën e tij kavajase si Celhaka apo dhe Lushkja, njeriu që vendosi ndeshjen ndaj Korabit. Padyshim në ndeshjen e fundit atë ndaj Tiranës ishte jashtëzakonshëm kontributi i Nikës në krah, apo Vucajt, lojtaarit të rigjeneruar në kthimin e tij në Lac, por përballë bardhebluve shkëlqeu mbi gjithë të tjerët ylli i Emmanuel Mensah.

Klas dhe teknikë, 22-vjecarit i janë dashur pak minuta për të fituar zemrat e publikut duke u kthyer në benjamimin e tifozerisë, ndërsa ai gol ndaj bardhebluve ishte padyshim një shpikje e denjë për futbollistë të nivelit të lartë. Te Laci po ju gëzohen që tani afrimeve të dimrit, ndërkohë që te pretendentët e titullit janë ende në pritje për të shijuar frytet e merkatos, kontributi i të cilëve të paktën deri më tani ka munguar, ta quash Lacin mbret të merkatos është me siguri e ekzagjeruar, por nëse fillimi i mbarë është gjysma e punës, atje në Kurbin kanë arsye për të buzëqeshur e shpresuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.