Laçi/ Pas Shtubinës gati dhe 2 afrime të tjera

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Laçi tashmë ka nisur të konfigurohet pasi afrimi i Shtubinës ishte i pari në merkato, me kurbinasit që presin vetëm zyrtarizimin e dy afrimeve të paralajmëruara më parë, Bruno Lulaj dhe Arbër Beqaj.

Qendërmbrojtësi nga Elbasani do të tentojë ringritjen në Laç, aty ku edicionin e kaluar erdhi me formulën e huazimit për të shkëlqyer dhe për të tërhequr vëmendjen e klubit mëmë. Në 29 ndeshje me fanellën bardhezi, Lulaj shënoi dy gola ndërkohë që rikthimi në Korçë nuk ka qënë shumë i mirë. Në 16 javët e para është aktivizuar në vetëm 3 takime dhe rreth 40 minuta, një kohë e papërfillshme për një futbollist që dikur mbante veshur fanellën e kombëtares së 21-vjeçarëve.

Tashmë kalimi i tij në Laç është e mbyllur dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar, për të përforcuar repartin e prapavijës me një lojtar me më shumë eksperiencë. Ndërkohë tek bardheiznjtë kalon edhe vlonjati Arbër Beqaj, që pas aventurës jo shumë pozitive në Durrës kërkon të rilindë në Laç, ku do të drejtohet nga një njohje e vjetër, ish trajneri i tij tek të rinjtë e Flamurtarit Gentjan Mezani. Me këto 3 afrime Laçi ka kompletuar grupin me presidencën që mund të bëjë një sforco ekonomike vetëm për ndonjë element cilësor që realisht mund të bëjë diferencën në fushën e lojës.

Luja dhe Ivani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU