Laçi, pritet edhe sulmuesi Nyameke

0
SHPËRNDAJE

Thomas Nyameke, sulmuesi ganez i regjistruar nga Laçi në listën e federimeve të janarit, është konfirmuar nga Sistemi Ndërkombëtar i Transferimeve, ndërkohë që tani kurbinasit presin nga Federata e Ganës që të sjellë “OK” në FSHF.

Gjithashtu, Laçi pret që ganezit t’i dalë viza, për të cilën është aplikuar rreth dy javë më parë.

Pasi kjo të ndodhë, sulmuesi Thomas Nyameke do të fluturojë drejt Shqipërisë për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Bledar Sinella. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.