Laçi, rikthehet Bruno Lulaj, ja si mbrojtësi i Skënderbeut rivishet bardhezi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Një tjetër lajm i mirë që vjen nga Laçi është ai i rikthimit të mbrojtësit Bruno Lulaj, qendërmbrojtës që u huazua në verë te kurbinasit dhe u kthye më pas në Korçë. 21-vjeçari u tentua edhe në ditët e fundit të merkatos së janarit, ndërkohë që dëmtimi i malazezit Rajoviç i prishi planet e kurbinasve.

Tashmë, nën urdhrat e trajnerit Bledar Sinella do të vendoset edhe Lulaj, i cili do të rivalizojë me dy mbrojtësit e tjerë, Harallamb Qaqi dhe Eglentin Gjoni për një vend titullari në vazhdim. Duke ditur që merkato është mbyllur, shumëkush mund të pyesë se si mbrojtësi i bashkohet Laçit, “Sport Ekspres” shkruan se Lulaj ka qenë i huazuar për një vit te Laçi dhe rikthimi i tij në Korçë duhej shoqëruar me prishjen e kontratës.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, edhe për faktin se te Skënderbeu mendonin se futbollisti kishte kontratë 6-mujore huazimi, prandaj federimi i mbrojtësit nuk ka qenë i plotë dhe ka mbetur i regjistruar te kurbinasit. Kështu, ai është rikthyer sërish te Laçi, për të qëndruar deri në fund të sezonit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.