Laçi-Skënderbeu 0-2/ Korçarët fitore “surprizë” ne Laç

0
SHPËRNDAJE

Laçi – Skënderbeu 0-2

Shënues: Progni 33′, Salihi 64′

Laçi: Selmani, Souza, Buljan, Sheta, Gjoni, Veliaj, Mustafa, Musaj, Cetkovic, Lushkja, Malindi. Trajner: Stavri Nica

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Osmani, Radas, Arapi, Lilaj, Esquerdinha, Progni, Renatinho, Xhejms, Salihi. Trajner: Mirel Josa

________________________________________________

Superiorja/ Nuk ka surpriza, Skënderbeu fiton në Laç duke mposhtur vendasit me rezultatin e pastër 0-2. Nga një gol për çdo pjesë nga Progni dhe i përhershmi Hamdi Salihi i kanë dhënë fitoren kampionëve të drejtuar nga Josa që vazhdojnë të ruajnë avantazhin prej 4 pikësh me ndjekësit e Skënderbeut. Një ndeshje pa grintën e madhe që jemi mësuar të shohim teksa ka qenë një formalitet që Skënderbeu të mposhtë Laçin e pafuqishëm. Korçarët vazhdojnë kryesimin të pashqetësuar, ndërkohë Laçi mbetet në vendnumero.

Skënderbeu duket i pandalshëm këtë sezon teksa e tregon mjaft mirë këtë gjë edhe në transfertën e Laçit. Në pjesën e parë të ndeshjes skuadra korçare ishte më dominuese duke arritur t’a mbyllë edhe në avantazh. Ekipi bardhekuq vinte me një ndryshim në prapavijë dhe një në mesfushë ku ne vendet e Jashanicës dhe Nimagës ishin Radas dhe Esquerdinha. Loja nis disi e qetë me të dyja skuadrat që përqendrohen në mesfushë, por rastet e para i krijojnë miqtë. Vendasit e kanë të vështirë të arrijnë deri tek porta e Shehit. Goli i vetëm i kësaj përballje u shënua nga Progni në minutën e 33′ për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Skënderbeut që e mbyll në avantazh 1-0 këtë pjesë të parë.

Fraksioni i dytë i lojës nis i njëjtë si ajo e para, por Skënderbeu është më këmbëngulës për të gjetur golin e dytë. Ndërkohë kurbinasit duken të pafuqishëm ndaj kampionëve teksa nuk rrezikojnë aspak portën e Shehit për të barazuar shifrat. Korçarët nuk do të ndaleshin dhe në minutën e 64′ do të ishte rradha e Salihit për t’a dërguar topin në rrjetë. “Bomberi” shkodran nuk fal në rastin e tij duke i dërguar shifrat në 0-2 duke mbyllur praktikisht ndeshjen. 3 pikët duken të hipotekuara dhe deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte. Ndërkohë Laçi vazhdon rezultatet negative duke qenë larg pritshmërive në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.