Laçi-Tirana, hyrja falas për tifozët kurbinas

0
SHPËRNDAJE

Laçi ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Tiranës, ku do të tentohet patjetër fitorja, megjithatë as 1 pikë nuk do të ishte keq ndaj bardhebluve. Kjo   sfidë në kampin kurbinas ka marrë vlerësim maksimal, pasi pikët janë jetike për bardhezinjtë.

Me shumë gjasa edhe në këtë sfidë hyrja në staduimin “Laçi” do të jetë e lirë, ashtu si ndaj Skënderbeut. Edhe ky faktor do të ketë ndikimin e vet, ndërkohë që ajo që shihet me shumë rëndësi është realizimi i objektivit, që është fitorja me Tiranën.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë Laç, Artur Bardhi në një prononcim për minuta90.com, theksoi se ai sërish do të hapë dyert e stadiumit.

“Për tifozët tonë dhe këtë skuadër që na ka dhuruar kënaqësi dhe trofe edicionet e fundit, mbështetja jonë, nuk njeh kufi”,-mbylli prononcimin e tij, kryetari i Bashkisë Laç, Artur Bardhi. /minuta90.com/

Kryetari i Bashkisë Laç, Artur Bardhi, para pak ditësh në Itali, duke ndjekur takimin e Seria A, Udinese-Roma
Kryetari i Bashkisë Laç, Artur Bardhi, para pak ditësh në Itali, duke ndjekur takimin e Seria A, Udinese-Roma

S'KA KOMENTE

Comments are closed.