Laçi “zhyt” në krizë totale Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja

Vllaznia – Laçi 0-1

Golat: Xhejms 44′

Komenti

Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Haxhaj, Marku, Cicmil, Haxhibuliç, Kapaklija, Bardulla, Ahmeti, Lushtaku, Martinez. Trajner: L.Zmijani.

Laçi: Vujadinoviç, Doku, Buljan, Çela, Doku, Mustafa, Veliaj, Gocaj, Meto, Mitraj, Xhejms. Trajner: A.Cungu.

Gjyqtar: Olsi Sokoli, Ermal Barushi, Nertil Bregasi

Ekipi i Laçit arrin të marrë fitoren e dytë rradhazi, dhe e ka arritur mjaft mirë duke mposhtur Vllazninë ë njëmijë e një problemeve. Ndeshjan e luajtur në Pukë ishte mjaft e luftuar, por eksperienca e lojtarëve të Laçit ishte ajo që bëri diferencën. Ka mjaftuar një gol i sulmuesit Xhejms për t’i dhënë fitoren kurbinasve, dhe për të regjistruar fitoren e dytë për të besuarit e Armando Cungut. Nigeriani shënoi në minutën e 44′ të pjesës së parë, për t’a mbyllur në avantazh me ekipin e tij fraksionin e parë të ndeshjes. Ky gol do të ishte ai që do të vuloste edhe fatin e takimit duke zhytur akoma më thellë në krizë Vllaznine, e cila tani regjistron humbjen e 5-të rradhazi duke mbajtur vendin e fundit me asnjë pikë të grumbulluar në këto pesë javë. Shkodranët tashmë duhet të reflektojnë pasi janë në një situatë tepër të vështirë si asnjëherë tjetër. Ky ekip aktual nuk e justifikon aspak emrin dhe fanellën e madhe të Vllaznisë. Ndërkohë Laçi pas 3 barazimeve në javët e para, futet sërisht në valle në dy javët e fundit teksa merr një tjetër fitore të vuajtur dhe të rëndësishme për renditjen e tyre, duke zhytur akoma më shumë krizë shkodranët. Duhet thënë se Vllaznia tregoj një tjetër fytyrë ndaj Lacit, por kur rezultatet dhe goli mungon, cfarë vlere ka loja e bukur?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.