Laçi zyrtarizon 2 sulmues

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Pas provave të shumta, Laçi ka nisur tanimë merkaton dhe nën urdhrat e trajnerit Stavri Nica për sezonin e ardhshëm do të jenë edhe dy futbollistë të tjerë, që luajnë në repartin e sulmit.

Siç dihet, janë larguar ganezi Emanuel Mensah dhe braziliani Serxhi dhe zëvendësuesit e tyre janë gjetur, pasi sipas “Sport Ekspres” kurbinasit kanë nënshkruar së fundmi me sulmuesin Rexhinaldo, që vjet ishte pjesë e Luftëtarit dhe shënoi 8 gola.

Veç Rexhinaldos, me kurbinasit do të luajë sezonin e ardhshëm edhe 21-vjeçari Emrush Kaloshi, i cili vjen nga skuadra e Korabit dhe për shumë vetë u bë i njohur për atë “eurogol” që i shënoi skuadrës së Kukësit në Elbasan.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU