Lajm i hidhur për futbollin argjentinas

0
SHPËRNDAJE

Rodrigo Espindola

Një lojtar argjentinas futbolli është vrarë pasi u qëllua në gjoks nga grabitës të cilët u përpoqën të hyjnë në shtëpinë e tij.

Mbrojtësi 26-vjeçar Rodrigo Espindola, vdiq pasi u qëllua nga disa grabitës të cilët u përpoqën të hynin në shtëpinë e tij, duke dashur të mbronte gruan dhe djalin e tij grabitësit e qëlluan në kraharor, gjë që I ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Videoja shqetësuese e CCTV tregon ngarjen që është zvhvilluar në garazhin e futbollistit në periferi të Buenos Aires.

Nënkryetari I Nueva Chicago, Daniel Ferreiro, shpalli “ditë zie,” dhe Shoqata e Futbollit e Argjentinës ka shprehur hidhërimin mbi vdekjen e Espindolas.

Rodrigo Espindola ka luajtur në ligën e parë të Argjentinës për Racing Club dhe ka luajtur tre sezone me Nueva Chicago, e cila është në një lagje në Buenos Aires.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.