Lajm i hidhur për Kosovën, Kabashi, disa muaj larg fushave të lojës

0
SHPËRNDAJE

1479337291442-470x293Pas disa humbjeve rradhazi në eliminatore, një tjetër lajm i keq vjen për Kosovën. Mesfushori i talentuar kosovar, Labinot Kabashi, pjesë e akademisë së Barcelonës dhe përfaqësueses së Kosovës, ka mbyllur para kohe këtë sezon pasi është dashur që t’i nënshtrohet një operacioni.

Futbollisti i talentuar ditën e sotme ka kryer një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, pasi ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë. Kabashi dëmtoi disi rëndë ligamentin, dhe si pasojë do ta lërë atë jashtë fushës së lojës për të paktën 6 apo 7 muaj.

Shokët e skuadrës së tij të Juvenil B të Barcelonës, gjatë fundjavës kishin shpalosur një fanellë “Anims Labi”, ndërsa pas ndërhyrjes kirurgjikale disa e kanë vizituar në spital për t’i treguar mbështetjen e plotë. Talenti mungoi edhe në ndeshjen që Kosova luajti ndaj Turqisë për shkak të këtij dëmtimi.

Edhe pse në këtë moshë fare të vogël, Labinot Kabashi është grumbulluar nga Bunjaki pasi cilësohet si e ardhmja e Kosovës dhe një nga futbollistët më me potencial për të ardhmen e përfaqësueses së Kosovës.

Trajneri Bunjaki kishte planifikuar që t’i jepte atij mundësinë të luante disa minuta në eliminatoret e Botërorit por tashmë do të jetë e vështirë duke pasur parasysh dëmtimin e rëndë që ai ka pësuar dhe që praktikisht do ta lërë pushim deri në fund të sezonit 2016-2017. Tashmë atij i duhet të lërë pas këtë dëmtim të rëndë dhe të rikthehet sa më parë në fushën e lojës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.