Lajm i keq për Chelsean. Mungon Morata

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Sulmuesi kryesor i Çelsit, Alvaro Morata, do të jetë i detyruar që të qëndrojë një muaj jashtë fushës, për shkak të dëmtimit që ai pësoi fundjavën e kaluar, në ndeshjen derbi me Mançester Sitin (0-1).

Morata dhe Konte

Morata luajti vetëm gjysmë ore në “Stemford Brixh” dhe ishte vetë ai që kërkoi zëvendësim. Bi-Bi-Si-ja bëri të ditur se futbollisti spanjoll do të qëndorojë një muaj jashtë fushës, por, nëse reahabilitimi i tij nuk do të shkojë ashtu sikurse është planifikuar, atëherë, ai mund të mungojë edhe deri në dy muaj.

Në këtë kushte, Morata që erdhi nga Reali i Madridit te Celsi, pasi për të u paguan 65 milionë euro, nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Spanjës që do të luajë, këto ditë, ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës Rusi 2018 me Shqipërinë dhe Izraelin.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.