Lajm i mirë për peshëngritjen shqiptare

0
SHPËRNDAJE
Loading...

peshengritje-elez-gjoza-gudar-beqiraj-viron-bezhani-me-kembe-2016-470x338Federata Shqiptare e Peshëngritjes merr sërish “bekimin” nga ndërkombëtarët për organizimin e një tjetër eventi kontinental. Zyrtarisht është vendosur që Shqipëria do të jetë organizatore e Kampionatit Europian të peshëngritjes për të rinj dhe U-23 vitin e ardhshëm, në datat 15-22 tetor.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Panorama Sport” vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Sipas tij, verdikti u dha nga Bordi Ekzekutiv i Federatës Europiane në Eilat të Izraelit, ku po zhvillohet Europiani për të rinj dhe U-23.Kreu i shtangës shqiptare bëri me dije se Bordi Ekzekutiv mori në konsideratë organizimin model të Europianit të të rriturve që u mbajt në Tiranë më 8-14 prill të 2013-s si dhe mikpritjen e shqiptarëve.

Për presidentin Gjoza, ky është një tjetër sukses për Federatën Shqiptare.Ndërkohë Shqipëria do të përfaqësohet në Europianin e Eilatit me peshëngritësin shkodran Emanuel Lushi/supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.