Lajme shkurt nga Kategoria e Parë

0
SHPËRNDAJE

Tërbuni: Tifozët thirrje biznesmenëve “Na shpëtoni skuadrën”Terbuni

 

Besëlidhja:

 Besa - Besëlidhja 0 - 3
Besa – Besëlidhja 0 – 3

Lezhjanët janë e vetmja skuadër në kategorinë e parë që kanë nisur zyrtarisht merkaton duke ofruar dy lojtarë, bëhet fjalë për dy lojtarër e Erzenit, Jurgen Goxha dhe Orian Xhemalaj. Ndërsa përsa i përket pankinës, përflitet për një drejtim të mundshëm të trajnerit Dritan Mehmeti.

 

Kastrioti:

Ekipi i Kastriotit
Ekipi i Kastriotit

Skuadra krutane duket se pas dështimit në realizimin e objektivave në sezonin e shkuar, ka rënë në një qetsi të plotë, askish nuk di të thotë çfarë do të ndodhë me skuadrën që deri më tani ka vetëm largime, ende nuk dihet kush do të drejtoj skuadren ne sezonin e ri.

 

 

Iliria: Pëllumb Ziri do të vazhdojë të drejtoj skuadrën e Ilirisë edhe për një sezon tjetër. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e ekipit sipas të cilës, Ziri do të drejtoj edhe për një vit skuadrën, duke nisu përgatitjet për sezonin e ri më 25 korrik.

 

Kamza: Kreshnik Krepi emërohet drejtor teknik në kamëz, ndërkoh që skuadra ka që të hënën që ka nisur përgatitjet, ajo që është vënë re në këto dit të para ka qenë mungesa e kapitenit Fatmir Caca, për të cilin nuk dihet në ka munguar për arsye personale apo është larguar përfundimisht nga Kamza

 

Burreli do të nisë përgatitjet më 25 korrik, burime pranë klubit bëjnë të ditur se do kemi disa ofrime lojtarëah cilësorë, ndërsa përsa i përket largimeve, momentalisht kemi vetëm një, sulmuesin Spartak Ajazi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.