Lajme të mira për Josën, grumbullohet Progni

0
SHPËRNDAJE

josaSuperiorja/ Skënderbeu do të luajë mbrëmjen e sotme një ndeshje delikate teksa do të përballen me sfiduesit e Partizanit në “Qemal Stafa”. Para këtij takimi lajme të mira vijnë nga kampi bardhekuq në lidhje me dëmtimet. Mësohet se mesfushori Gerhard Progni është rekuperuar në kohë rekord pas goditjes që mori në ndeshjen ndaj Teutës. Trajneri Mirel Josa e ka grumbulluar lojtarin për ndeshjen e sotme, por ende nuk dihet nëse do t’a aktivizojë nga minuta e parë apo jo. Gjasat janë të shumta që Progni t’a nisë nga stoli, por duhet të presim orën e ndeshjes për të mësuar se çfarë vendimi do të marrë trajneri i kampionëve në lidhje me këtë çështje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.