Lajme të mira për Realin e Madridit. Rikthehen 3 yje

0
SHPËRNDAJE

La Liga/ Real Madridit i janë kthyer në stërvitje tri yje të ekipit.

Karim Benzema, Marcelo dhe Theo Hernandez ditën e sotme janë rikthyer në stërvitjen e Real Madridit duke lënë pas problemet fizike.Të tre këta lojtarë kanë munguar në ndeshjet e fundit shkaku i dëmtimeve, por tashmë janë gati dhe po përgatiten normalisht me skuadrën “Los Blancos”.

Që në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes, të tre do të jenë gati për të luajtur, ndërsa do të vazhdojnë të mungojnë treshja: Gareth Bale, Daniel Carvajal dhe Mateo Kovacic.

Real Madrid

S'KA KOMENTE

Comments are closed.