Lajme të mira për shëndetin e Michael Schumacher

0
SHPËRNDAJE

Michael Schumacher po shfaq shenja “inkurajuese” përmirësimi. Është kjo deklarata e ish-bosit të Mercedes Ross Brown.

Që prej dëmtimeve që mori në kokë nga aksidenti në ski, në Dhjetor të 2013, lajmet për shëndetin e 7 herë kampionit të botës në F1 kanë qenë tepër të rralla.

Schumacher u vendos në koma menjëherë pas aksidentit, përpara se mjekët të raportonin në mars të 2014 se gjendja e tij ishte stabël.

Ai u rikthye në shtëpinë e tij në Gjenevë në shtator të 2014, ku qëndron aktualisht, nën kujdesin mjekësor.

Në shtator të këtij viti, Felix Damm, avokati i Schumacher zbuloi në një gjykatë gjermane se ish–piloti nuk ishte në gjendje të ecte, por pa dhënë detaje të tjera.

Duke folur për BBC, Ross Brown tha se familja e tij kishte zgjedhur që gjithçka të mbetej sekrete dhe për këtë arsye ai duhet ta respektonte këtë.

Ka shenja inkurajuese dhe të gjithë po lutemi që shëndeti i tij të përmirësohet. Ndaj është shumë e vështirë për mua të them më shumë dhe dua të respektoj privatësinë e familjes së tij”,-mbylli prononcimin e tij, Ross Brown. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.