Lajme të mira për Shqipërinë. UEFA dënon stadiumin e Strumicës

0
SHPËRNDAJE


Kombëtarja / Stadiumi i Strumicës shihet me sy të keq nga UEFA. Institucioni më i lartë i futbollit europian ka dënuar Vardarin e Shkupit për organizimin e keq dhe incidentet në stadiumin e Strumicës, aty ku është planifikuar të zhvillohet ndeshja Maqedoni – Shqipëri.

Vardari luajti me Malmon në Strumicë, sepse UEFA donte ta ruante fushën e stadiumit “Filipi 2” në Shkup për Superkupën e Europës mes Real Madridit dhe Manchester United.

Por, delegati i këtij takimi ka vërëjtur se tifozët e Vardarit kanë hedhur mjete të forta në fushë, kanë bërë thirrje ofenduese dhe kanë përdorur mjeke piroteknike.

Sipas delegatit të UEFA-s, stadiumi i Strumicës nuk ishte i përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësishme, ndaj dhe ky konstatim pritet të jetë i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Siç bën të ditur SYRI.net, Shqipëria do të luajë më 5 shtator me Maqedoninë dhe FSHF-ja ka protestuar që ky takim të mos luhet në stadiumin që nuk i plotëson kushtet.

Tashmë Federata Shqiptare shpreson që UEFA të ndryshojë vendimin për zhvillimin e sfidës së eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” në impiantin problematik të Strumnicës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.