Lajme të mira tek Skënderbeu. Osmanit i ulet dënimi

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu/ Tefik Osmani u dënua pas ndeshjes me Kukësin me tetë ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, çka bëri që korçari të mos luante ndeshjen e fundit të kampionatit me Partizanin, si dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë me Tiranën.

Pas një jave Skënderbeu do të luajë ndeshjen e Kupës me Mamurrasin dhe në këtë mënyrë Osmani do të shlyejë tre prej ndeshjeve të dënimit. Por, lajmi kryesor është fakti që Komisioni i Apelit i ka ulur dënimin në katër ndeshje shkruan “Sport Ekspres”.

Kjo pritet të zyrtarizohet, pasi FSHF nuk ka publikuar asnjë vendim të Komisionit të Apelit. Me katër ndeshje pezullim, mjafton që të paguhet gjoba prej një milion lekësh dhe Osmani mund të zbresë në fushë që në sfidën hapëse të kampionatit me Flamurtarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.