Lajmi i Fundit/ Emini fiton gjyqin me Kukësin, tashmë lojtar i Shkëndijës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Kukësi vazhdonte të ishte në pritje të Izair Eminit, me bindjen se sulmuesi do të kthehej në skuadër edhe pse kishte çuar “divorcin” e tij me verilindorët në FIFA. Por duket se FIFA i ka idetë dhe sheh rregulloret paksa më ndryshe nga verilindorët.

“Panorama Sport” ka mësuar se organizata që drejton futbollin botëror, ka dalë me një vendim rreth çështjes së futbollistit duke i dhënë të drejtë Eminit të largohet nga Kukësi si lojtar i lirë dhe duke i hapur dritën e gjelbër nënshkrimit të tij me Shkëndijën e Tetovës.

Lojtari stërvitet prej disa javësh me tetovarët dhe ishte vetëm në pritje të vendimit të FIFA-s për t’iu bashkuar zyrtarisht atyre pasi ka një akord me ta për të luajtur në sezonin në vazhdim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU