Lajmi i fundit/ Kaçe nuk vjen tek Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE


Prej disa ditësh po flitet me të madhe për transferimin e Ergys Kaçes te Skënderbeu.
Lajmet e bënin të kryer tranferimin e tij tek kampionët e Skënderbeut por duket se mesfushori i kombëtares ka bërë prapakthehu.
Duket një lëvizje e bujshme, por është menaxheri i lojtarit ai që përgënjeshtron çdo gjë, duke e quajtur një mashtrim këtë gjë. Për Sport Ekspres Drini Caushi është shprehur:

“Kaçe te Skënderbeu? Mashtrim, nuk ka asnjë gjë të vërtetë te ky lajm. As që kemi biseduar me Skënderbeun, nuk e dimë nga dalin këto lajme. Kaçe po stërvitet me Paokun dhe klubi e ka në planet e së ardhmes”.
Por gjithashtu Caushi zbulon edhe një prapaskenë shumë të bujshme: “Kemi marrë vetëm një ofertë zyrtare, nga Kukësi, në zyrën e presidentit Safet Gjici, por e kemi refuzuar me mirësjellje, sepse Kaçe nuk vjen në Shqipëri”, theksoi ai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.