Lajmi i fundit, Kroacia vendos të ekstradojë ‘Ballist’ Morinën në Serbi

0
SHPËRNDAJE

Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë, Ismail “Ballist” Morinën. Vendimi u mor pas rishqyrtimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut.

Gjykata ka vendosur ekstradimin e Ballistit në Serbi. Ditë më parë Gjykata e Lartë e Zagrebit vendosi ta rikthejë çështjen e tifozit kuqezi që ngriti dronin në Beograd, për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gjykata e mori këtë vendim edhe pas kërkesës së këtij të fundit për azil politik. Që Morina të mos ekstradohej në Serbi, atje ku ka dyshime që mund t’i rrezikohet jeta, shteti shqiptar ka ngritur zërin.

Disa ditë më parë, me anë të një letre dërguar homologut kroat, ministri i Drejtësisë z. Bardhi rendit arsyet pse Ballist Morina nuk duhej ekstraduar drejt Beogradit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.