Lala tregon çmimin e Rashicës dhe klubet që e duan atë

0
SHPËRNDAJE

Milot Rashica padyshim që ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar në futbollin Europian, teksa me lojën e tij spikati në Holandë tek Vitesse ku ishte protagonist me 8 gola dhe disa asist të tjerë.

Altin Lala kur ishte tek Hanover
Altin Lala kur ishte tek Hanover

Tashmë ai është vënë nën shënjestrën e disa klubeve të mëdha Europiane, ku garën për shërbimet e tij e prin Napoli i Elseid Hysajt. Këtë gjë e ka zbuluar edhe menaxheri i tij, ish lojtari i Kombëtares Altin Lala.

Ish kapiteni i kuqezinjve po menaxhon talentin shqiptar ka folur për “tuttomercatoweb” duke treguar më shumë për të ardhmen e Rashicës, dhe se sa vlen klienti i tij: “Shumë klube në Europë e duan mes të cilave edhe Napoli. Në Gjermani atë e vlerësojnë shumë, por edhe në Itali disa menaxherë ekipesh më kanë telefonuar shpesh. Napoli e njeh shumë mirë, por kjo skuadër nuk ëhstë e vetëm në garë për shërbimet e tij. Edhe Lazio ka kërkuar informacion ashtu si edhe Schalke e Hamburgu në Bundesligë që janë të interesuar, por gjithashtu edhe Ajax e PSV”, u shpreh Lala.

Milot Rashica
Milot Rashica

Ndërkohë përsa i përket çmimit të Rashicës, ai theksoi: “Klubi i Vitesse mua më kanë thënë se dëshirojnë 6-7 mln euro për të, për një shifër më të vogël ai nuk largohet nga ajo skuadër”. Përsa i përket lënies jashtë Europianit nga De Biasi, Lala e komentoi kështu: “Është një mëkat, por Rashica ka shumë vite karrierë. Ai është vetëm 19 vjeç dhe ka treguar se është një talent”, ishin fjalët e një legjende të Kombëtares si Altin Lala.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.