Lamtumira e Tairit: “Bylisit i uroj vetëm suksese”

0
SHPËRNDAJE

Flamur Tairi
Flamur Tairi

Superiorja/ Skuadra e Bylisit nuk arriti dot të mbijetojë në Superiore teksa ra menjëherë andej nga erdhi pas vetëm një sezoni. Tashmë është e logjikshme që lojtarët e saj të largohen në drejtim të skuadrave të tjera. Një prej tyre është edhe Flamur Tairi, i cili tashmë ësh zyrtarisht i larguar nga Bylis. Përmes një deklarate, mesfushori falenderon drejtuesit e skuadrës, shokët e ekipit por edhe tifozët për atë që kaluan sëbashku tek Bylis. Ja fjalët e tij:

“Sapo u mbyll një sezon me plot emocione të bukura, të trishtuara me momente sa të keqija po aq edhe të mira. Ishte një udhëtim plot me adrenalinë dhe me vjen shumë keq për mos arritjen e objektivit, si dhe për tifozët e Mallakastrës. Nga sot unë nuk jam më pjesë e skuadrës së Bylis, dua të falenderoj presidencën e klubit, stafin drejtues, shoket e skuadrës dhe tifozët që më kanë mbështetur. Skuadrës dhe në vecanti presidentit të, klubit ju uroj rikthim të shpejtë në mesin e më të mirëve.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.