Lamtumirë “Mjeshtri i Madh” Kuçana!

0
SHPËRNDAJE

13680790_1075932175856120_2829680484287481942_n
Sadik Kucana

Ndahet nga jeta ish-qitësi i mirënjohur, “Mjeshtri i Madh” i sportit, Sadik Kucana. Për vite me radhë Kucana përfaqësoi me nder ngjyrat e Partizanit në veprimtari të shumta kombë-tare e ndërkombëtare. Ishte një rekordmen dhe kampion në sportin me traditë të qitjes në vitet 70-80, duke thyer edhe rekorde si ai i Ballkaniadës në stilin e qitjes në gjunjë në 3×40 standart duke marrë pikët e plota, 400 nga 400 të mundshme por duke arritur edhe të ngjitet në podiumin europian, si nënkampion i kontinentit. Humbja e Sadik Kucanës është humbje jo vetëm për klubin sportiv Partizani por për krejt sportin shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.