Lamtumirë në heshtje e Nexhipit?

0
SHPËRNDAJE

 

nexhipiËshtë padyshim idhulli i tifozerisë së kuqe, por tashmë gjërat për Nderim Nexhipin janë të ndërlikuara. Mosmarrëveshjet me trajnerin Sulejman Starova, kanë acaruar palët mes tyre dhe padyshim pas rikonfirmimit të Starovës në krye të Partizanit, Nexhipi është pozicionuar në raportet e tij më klubin. Mësohet se mëngjarashi shqiptari nga Shkupi ka patur një takim me presidentin Gaz Demi ku ka diskutuar për të ardhmen e tij. Palët nuk flasin ende me qartësi, por mungesa e tij në kampingun maqedonas flet më shumë. Ndonjëherë heshtja flet më shumë se
gjithcka. Padyshim ky është një lajmë i hidhur për “Demat e Kuq”. Nexhipi është lojtari i preferuar i tifozëve për shumë arsye, njëra nga të cilat ka të bëjë më faktin e golave në derbi ndaj rivalëve të përjetshëm bardheblu të Tiranës.nexhipi 2

Trajneri Sulejman Starova po merr përsipër një peshë të madhe të largojë këtë lojtar, e padyshim do të ketë luftë të ftohtë mes tij dhe tifozerisë në cdo moment. Kjo marrëdhënie e tensinuar mes palëve s’do t’i shërbejë në asnjë moment të mirës së Partizanit, ndaj dhe duhet gjetur një zgjidhje. Por më mirë nga ne, e di vetë Partizani nga brenda ku i pikon catia. Ndaj dhe duhet të presim edhe pak për të parë si do të rrjedhin ngjarjet. Nexhipi me të gjitha gjasat mund të kaloj tek Flamurtari, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit tek Shkëndija e Tetovës, atje ku lojtari dashurohet nga fansët njësoj si në kampin e kuq.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.