Lapsusi i UEFA.com: Armenia fiton për herë të parë ndaj Francës

0
SHPËRNDAJE

shqip-france-uefacomMiqësorja/UEFA.com – Mbrëmjen e së shtunës, sigurisht pasi ishte mësuar rezultati i takimit miqësor mes Shqipërisë dhe Francës, që shënoi edhe fitoren e parë të kuqezinjve tanë në 6 përballje ndaj “gjelave” dy herë kampionë bote, UEFA.com i dedikoi vetëm një shkrim statistikor kësaj miqësoreje.

Megjithatë, siç edhe vihet re, ndryshe nga sa shkruajnë në titull ku e identifikojnë siç duhet Shqipërinë, kundërshtarin e fundit të “Les Bleus”, në fillim të tekstit na kanë ngatërruar me Armeninë, siç e dëshmon edhe pamja e siguruar nga faqja zyrtare e internetit të UEFA.com.

“Armenia ka siguruar fitoren e parë ndaj Francës, pasi goditja e dënimit e shndërruar në gol nga Ergys Kaçe rezultoi e mjaftueshme për të mposhtur organizatorët e Euro2016 në Tiranë”, është fjalia e shkruar nga UEFA.com.

Këtu rezulton edhe një tjetër lapsus, pasi ndeshja nuk u zhvillua në Tiranë, por në “Elbasan Arena” të Elbasanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.