Largimi i trajnerit De Biasi bën bujë në mediat italiane: U kthye në hero kombëtar, me presidentin Duka nuk ishte fushë me lule

0
SHPËRNDAJE
loading...

Mediat italiane kanë pasqyruar sot gjerësisht lajmin se trajneri Gianni De Biasi do t’i japë lamtumirën në tetor përfaqësueses shqiptare, duke mbyllur aventurën në vendin tonë me takimin e fundit të eliminatoreve, pikërisht ndaj Italisë. Thuajse të gjithë e cilësojnë vendimin si pasojë e një marrëdhënie jo edhe aq të mirë të krijuar së fundmi me presidentin Armando Duka, apo rrjedhojë të kritikave pas humbjeve radhazi.

La Gazzetta Dello Sport / Shqipëria, De Biasi largohet në tetor: Eshtë momenti të kërkoj sfida të reja

“Trajneri italian, në drejtimin e Shqipërisë që nga viti 2011, ka arritur një kualifikim historik në Europian në Francë në vitin e kaluar, por ishte në qendër të kritikave pas tre humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.

Tuttomercatoweb / Shqipëri, De Biasi largohet pas kualifikueseve: Dua sfida të reja

“Gianni De Biasi dhe Shqipëria, historia arrin në mbyllje. Pasi arriti një kualifikim historik në Europianin e kaluar francez, ish-trajneri i Modena nuk arriti të përsëritej në kualifikueset e Botërorit 2018”.

Sport e Vai / Shumë kritika, De Biasi largohet nga Shqipëria pas 5 viteve e gjysmë

“I prekur nga kritikat e shumta që kishte marrë gjatë kohëve të fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, trajneri Gianni De Biasi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”.

Eurosport / De Biasi lajmëron: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve

“Trajneri italian arriti një kualifikim historik në Europianin e Francës, por përfundoi mes kritikave për tre humbjet në eliminatore”.

Il Mattino / De Biasi: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve botërore

“Trajneri italian nuk fsheh një lloj pakënaqësie ndaj presidentit të FSHF, Armando Duka, edhe pse evitoi që të përmendte emra”.

SportMediaset / De Biasi: Lë Shqipërinë pas kualifikuesve të Botërorit

“Pas pesë viteve e gjysmë në drejtimin e skuadrës shqiptare, me të cilën shkroi historinë e futbollit në vend, falë kualifikimit në Europianin në Francë të vitit të kaluar, me një rezultat që e ka kthyer trajneri De Biasi thuajse në një hero kombëtar, tekniku lajmëroi lamtumirën e tij. E bëri duke u hakmarrë ndaj kritikave që kishte pësuar pas humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU