Largohet Busiç, sulmuesi do ta padisë Flamurtarin në FIFA

0
SHPËRNDAJE

15002330_1243603652381821_1767944228251563833_oPas vendimeve nga Komisioni i Disiplinës, dënimeve dhe situatës aspak të mirë që është krijuar në klub, Flamurtari tashmë po përballet edhe me largimin e futbollistëve. Tomislav Busiç është larguar nga Flamurtari pasi prej tre muajsh nuk paguhet.

Duke qenë se lojtarët nuk kanë marrë asnjë pagesë, ka kaluar edhe afati i fundit në të cilin ata mund të prisnin. Sulmuesi është tashmë lojtar i lirë dhe pritet ta dërgojë çështjen në gjyq në FIFA. Ashtu si lojtarët e tjerë, Busiç pritet të fitojë gjyqin dhe të shtojë faturën e borxheve për klubin vlonjat. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.